Ballina Lajme Politike Mbi 300 km rrugë të asfaltuara është bilanci i punës së kryetarit...

Mbi 300 km rrugë të asfaltuara është bilanci i punës së kryetarit Armando Subashi në drejtim të investimeve në infrastrukturën bashkiake. Investime të fuqishme dhe në zonat rurale me 170 km asfaltime rrugësh.

1

Një bilanc pozitiv në tetë vitet e punës së kryetarit Armando Subashi në drejtim të infrastrukturë rrugore në territorin e bashkisë së Fierit.

Në sitën e problematikës së bashkisë së re të krijuar në vitin 2015 u vu re një situatë problematike e infrastrukturës rrugore jo vetëm në zonat rurale, por edhe brenda qytetit të Fierit. Tabloja ishte zymtë dhe kërkonte një investim sa më të shpejtë në dy kahe, qytet dhe njësitë administrative. Me çelësin e suksesit, atë të krijimit të ndërmarrjes së punëve publike, u fituan fonde dhe kohë në drejtim të kryerjes së investimeve të piketuara si më emergjente.

Sot si rezultat i kësaj sipërmarrje të fuqishme bashkiake, por edhe me mbështetjen e qeverisë janë shënuar km investime konkurruese me shumë bashki te tjera në vend. Kështu deri tani janë realizuar rreth 300 km rrugë të asfaltuara si në qytet ashtu dhe në akset kryesore rrugore të njësive, por tashmë si në zonat periferike të qytetit të Fierit ashtu edhe në brendësi të fshatrave.

Në punën e bashkisë së Fieri është synuar në radhë të parë rritja e cilësisë së jetës dhe shërbimeve për komunitetit, por edhe për përmbushjen e një  qëllimi madhor atë të rritjes në një kohë sa më shkurtër lidhjes mes tregtarëve të produkteve dhe fermerëve prodhues. Në përballje me këtë situatë  tregtarët e produkteve bujqësore kishin humbur kontaktet me  fermerët. Problematika në këto akse kryesore  rrugore  frenonte tregtarët për të shkuar në fermat bujqësore dhe për të mbledhur këto produkte. Edhe në këtë drejtim, pra të investimeve në zonat rurale është shënuar një bilanc pozitiv ku janë 170 km rrugë të asfaltuara,180 km rrugë me rërë bituminoze, 150 km rrugë me inerte dhe mbi 40 km rrugë parcelash.

Në sajë të investimeve që janë kryer qoftë me mbështetjen e qeverisë shqiptare, apo dhe të ardhurave lokale është arritur krijimi i një sërë unazash bujqësore duke filluar nga ato që janë në kufi me Lushnjën e Divjakën, me bashkinë e Patosit dhe Roskovecit i shërbejnë më së miri këtij qëllimi. Sot akset rrugore të Frakullës, Levanit, Portëzës, Libofshës, etj. janë shndërruar në arterie të qarkullimit normal mes tregtarëve dhe fermerëve duke rritur shkallën e bashkëpunimit dhe rritjen e të ardhurave dhe zhvillimin ekonomik të bujqësisë dhe blegtorisë fierake.