Jo vetëm investim, por mirëmbajtje të atyre çfarë kryer në punët publike të bashkisë së Fierit. Ky kujdes nga Bashkia e Fierit kryhet në çdo drejtim si në infrastrukturën rrugore, gjelbërim, ndriçim dhe pastrim. Një kujdesje i është kushtuar shtratit të lumit Gjanica në pjesën e rehabilituar të saj nga mbetjet e grumbullura.
Rehabilitimi I lumit Gjanicë është një ndër projektet më të mëdha e të rëndësishëm që është zbatuar në Fier. Përvec faktit që ky lum ka njohur transformim total, e bashkë me të edhe qendra e qytetit, ka evituar daljen e lumit nga shtrati e përmbytjet e dikurshme.
E ndërsa puna vijon për rehabilitimin e një tjetër segmenti, përgjatë lumit kanë zbritur mjetet që bëjnë pastrimin nga mbetjet inerte që ka sjellë lumi gjatë përiudhës së reshjeve. Me mjetet e punëve publike është kryer operacioni i pastrimit të mbetjeve për të mundësuar rrjedhën normale të ujrave, ndërkohë që shirat që bien në këtë stinë rrit sasinë e mbetjeve të sjella nga ujërat në shtrat.
Ky është një tregues i angazhimit të bashkisë së Fierit për të mbajtur pastër Gjanicën./Tv Kombi/