Ballina Lajme Kronike Mbajti peng për 1 javë të dashurën, 31-vjeçari në gjykatë:Gjithçka e bëra...

Mbajti peng për 1 javë të dashurën, 31-vjeçari në gjykatë:Gjithçka e bëra prej xhelozisë

1

Ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, 31-vjeçari Gleard Gusholli, i cili mbajti peng dhe dhunoi barbarisht bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare.

Togat e zeza vendosën masën e sigurisë “arrest me burg” për të riun.

Për Gushollin janë ngritur akuzat heqje e paligjshme e lirisë dhe dhunë në familje nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit për vrasje.

Ndërkaq, mësohet se prokuroria kishte kërkuar detyrim paraqitje për Besmir Nurçellarin, 36 vjeç dhe Arjan Shetën, 41 vjeç, të akuzuar se nuk kallëzuan krimin dhe fshehën provat; Bledi Kateshin, 27 vjeç dhe Erlind Kateshin, 42 vjeç, që akuzohen se larguan Gushollin nga vendi i ngjarjes. Mësohet se Gjykata ka pranuar kërkesat e prokurorisë. Raportohet se para gjykatës, 31-vjeçari ka thënë vetëm se gjithçka e ka kryer për shkak të xhelozisë.

Një ditë më parë, vetë e reja rrëfeu për mediat dhunën e ushtruar nga Gusholli.

Ajo tregoi se me të ishte njohur rreth 1 vit e gjysmë më parë në Gjermani në spitalin ku ajo punonte si infermiere.