Ballina Lajme Mbajtën peng biznesmenin/ Lihet në burg njëri prej vëllezërve, tjetri në arrati

Mbajtën peng biznesmenin/ Lihet në burg njëri prej vëllezërve, tjetri në arrati

1

Gjykata e Tiranës la në burg shtetasin Alban Bejo, të riun e arrestuar disa ditë më parë pasi dyshohet se mbajti peng shtetasin Gjergj Fela, duke pretenduar se i kishte një borxh.

Ai ka pretenduar para gjykatës se nuk e kanë marrë peng 47-vjeçarin, por i kanë kërkuar shlyerjen e borxhit që pretendon se ai iu kishte marrë.

“Kontaktuam për t’u takuar me Gjergjin. Ai i ka marrë një shumë prej 25 mijë eurosh vëllait tim, Fatmirit. Pavarësisht se u kontaktua disa herë dhe iu kërkua detyrim, nuk e shleu. E kami thirrur vetëm për t’i kërkuar paratë tona, se kemi marrë peng”, ka thënë 35-vjeçari.

Alban Bejo u arrestua pak ditë  më parë nga Policia e Tiranës, ndërsa vëllai i tij Fatmir Bejo ndodhet në kërkim.

Të dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin morën me forcë, me automjet nga vendparkimi i një lokali 47 vjeçarin, duke e kanosur e dhunuar atë, me pretendimin se u kishte borxh shumën e parave prej 25 mijë eurosh.