Nga shirat e rëna gjatë orëve të fundit nuk ka pasur problematika në territorin e bashkisë së Fierit Prefektura e Fierit përmes shtabit të emergjencave po e mban nën kontroll situatën e krijuar edhe përmes komunikimit me kryepleqësinë e fshatrave edhe njësive administrative.
Në këto shira situata është nën kontroll e monitorim dhe përsa i përket prurjeve të lumenjve Vjosa dhe Seman të cilët janë në shtratin e tyre dhe deri tani nuk paraqesin rrezik. Deri më tani niveli i Vjosës në urën e Mifolit është 5.5m dhe nuk ka asnjë sipërfaqe toke nën ujë duke qenë 1.5 m nën nivelin e pikës kritike.
Tendenca në urën e Memaliajt është në rënie dhe kjo tendencë rënie do të reflektohet pak më vonë edhe në urën e Mifolit. Gjithashtu edhe në shtratin e Semanit nuk paraqiten probleme për të patur përmbytje. Favorizuese për lehtësimin e situatës është dhe vënia në punë e katër hidrovorëve në Darëzezë e Seman të cilët punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk njohin mungesën e furnizimit me energji elektrike.
Falë dhe investimeve të kryerja në sistemimin e kanalizimit në tokat bujqësore ato të kullimit në këtë situatë nuk ka toka të përmbytura apo rrugë të bllokuara. Këto investime kanë dhënë efektet e tyre pozitive dhe raste të densitetit të lartë të reshjeve./TV KOMBI/