Rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për provimin e Gjuhës së Huaj, tashmë janë bërë publike.
Provimi i Gjuhës së Huaj, është i pari me të cilën maturantët u testuan, para 11 ditësh më 3 qershor në të gjithë gjimnazet e vendit.
Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 26616 maturantë. 952 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 119 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.