Ballina Lajme Mashtronin dhe zhvasnin klientët e hotelit, arrestohet familja shqiptare në Itali

Mashtronin dhe zhvasnin klientët e hotelit, arrestohet familja shqiptare në Itali

1

Itali- Një familje hotelierësh me origjinë shqiptare, babë, nënë e bir, janë arrestuar në Itali, pasi nga hetimet e Guardia di Finanza e Riminit doli që ata klononin kartat e klientëve për t’i përdorur dhe paguar faturat e tyre.

Gjithashtu është firmosur një dekret për sekuestrimin e më shumë se 145,000 eurove nga tre të dyshuarit që lidhen me përdorimin e padrejtë dhe falsifikimin e instrumenteve të pagesave përveç parave të gatshme.

Sipas mediave italiane, dy prindërit dhe djali i tyre, i cili administronte një hotel në vitin 2021, kishin vjedhur të dhënat e kartës së kreditit dhe ATM me të cilat klientët e padyshimtë kishin paguar për qëndrimet e tyre, duke i përdorur ato për të kryer 150 transaksione të paautorizuara. Hetimi nisi nga ankesat e shumta nga vende të ndryshme të Italisë nga turistë të cilët pasi kishin qëndruar në Rimini, vunë re tarifa anormale në kartat e tyre.

Kështu, nga hetimet financiare rezultoi se transaksionet kryheshin me një aparat Pos të lidhur me llogarinë rrjedhëse të ndërmarrjes individuale në emër të babait. Guardia di Finanza më pas sekuestroi llogaritë rrjedhëse dhe kartat e parapaguara, 8 ndërtesa, 5 makina dhe 1 motoçikletë në dispozicion të të dyshuarve. Në sezonin 2022, menaxhimi i hotelit ka ndryshuar.