Ballina Lajme Mashtrimet kompjuterike/ Policia: Kujdes nga mesazhe ne postën elektronike, kemi parandaluar disa...

Mashtrimet kompjuterike/ Policia: Kujdes nga mesazhe ne postën elektronike, kemi parandaluar disa raste

2

Policia e Shtetit ka bërë me dije se janë parandaluar disa raste mashtrimesh kompjuterike, që synonin persona fizikë dhe juridikë, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia njofton se pas denoncimit të qytetarëve, është arritur të parandalohen pasojat e mëtejshme për qytetarët.

Autorët që qëndrojnë pas kësaj ngjarje nuk janë identifikuar ende, ndërsa Policia i bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.

Po ashtu është publikuar edhe mesazhi që autorët i dërgonin qytetarëve në postën elektronike, mesazh me emër të drejtuesve të policisë që shoqëroheshin me mandat gjykate.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike njofton se do të japë më shumë informacion rreth kësaj situate, në ditët në vijim.

Mesazhi që u dërgohet qytetarëve

/rtsh.al/