Ballina Rajoni Masakra në shkollë, para se të ndërmerrte sulmin, djali ishte ushtruar në...

Masakra në shkollë, para se të ndërmerrte sulmin, djali ishte ushtruar në poligon me të atin

2

Adoleshenti që iu mori jetën tetë nxënësve si dhe rojes së sigurisë së shkollës Vladislav Ribnika që frekuentonte në Beograd të Serbisë kishte javë që e kishte planifikuar sulmin.

Sipas policisë, 13 vjeçari kishte përpiluar edhe një listë personash që do të vrsite. Ai u ndalua pas sulmit, sëbashku me të atin dhe nënën e tij.

Nga ata që humbën jetën, shtatë ishin nxënës të shkollës, por motivi i sulmit është ende i paqartë. Gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësuese gjithashtu u plagosën gjatë sulmit.

Një prej të rinjve të plagosur u qëllua në qafë dhe kraharor, duke pësuar plagët më të rënda, ndërsa një vajzë është në gjendje të rëndë për shkak të një plage në kokë. I dyshuari pretendohet se ka përdorur dy armë të të atit, për të cilat ky i fundit kishte leje.

Para se të ndërmerrte sulmin, ai ishte ushtruar disa herë në poligon me të atin. Në një fjalim televiziv për kombin, presidenti serb Aleksandër Vuçiç e përshkroi incidentin si ditën më të vështirë në historinë modern të vendit. Ai tha se i dyshuari do të dërgohej në spital psikiatrik. Nën ligjin serb, adoleshenti nuk mund të mbahet përgjegjës pasi është nën 14 vjeç.

Vuçiç ndërkohë u shpreh se do të ndryshohej ligji për të ulur në 12 vjeç moshën për përgjegësi penale, ndërsa propozoi disa reformat ë tjera, përfshi kontrollin e licensimit të armëve të zjarrit dhe ashpërësimin e rregullave për hyrjen nëpër poligone.

Policia ndërkohë u shpreh se i dyshuari e kishte planifikuar sulmin një muaj para se të ndërmerrte dhe mbante një listë me emrat e fëmijëve që do të shënjestronte dhe se në cilat klasa do të futej fillimisht për të shtënë.  Shumica e viktimave ishin të lindur në vitin 2009, çka do të thotë se ishin 13 ose 14 vjeç në kohën e incidentit. Në vend janë shpallur tre ditë zie kombëtare, që fillon nga e premtja.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/