Ballina Rajoni Masakra në Serbi, Vuçiç: Vrasja masive afër Beogradit, akt terrorist

Masakra në Serbi, Vuçiç: Vrasja masive afër Beogradit, akt terrorist

1

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një konferencë për media pas këtij sulmi tha se “ky është një sulm ndaj gjithë vendit tonë dhe çdo qytetar e ndjen”.

Vuçiq përmendi disa masa sigurie që do t’i ndërmarrë qeveria përfshirë punësimin e 1.200 policëve të rinj dhe transferimin e 1.000 të tjerëve për të qëndruar afër shkollave.

“Në mënyrë që prindërit të ndjehen të sigurt, do të ketë edhe polici e oficerë pothuajse gjithmonë në shkollë, derisa të arrijmë në atë nivel që polici të jetë gjithmonë në shkollë. Me këtë, jo vetëm që do të rrisim sigurinë për 90 për qind, por do të ulim edhe dhunën e bashkëmoshatarëve në shkollë me 80 për qind, besoj”, tha Vuçiq.

Del FOTO/ Momenti i arrestimit të 21-vjeçarit serb që kreu masakrën me 8 të vrarë dhe 13 të plagosur! I ulur në makinën e policisë dhe me pranga në duar
Është arrestuar vrasësi masiv Uroš Blažić, i cili mbrëmë vrau tetë dhe plagosi 13 persona.

Pas tetë orësh, vrasësi është gjetur në Vinjishtë afër Kragujevcit, falë aksionit intensiv të policisë serbe, e cila gjatë gjithë natës ka qenë në terren me të gjitha forcat në dispozicion. Ai u fsheh te banesa e dajes