Brazil- Masakër e shkaktuar nga një polic në Brazil.
Një polic 37-vjeçar me emrin Fabiano Garcia, ka vrarë 6 anëtarë të familjes së tij dhe dy të panjohur, para vetëvrasjes me armën e shërbimit.
Ngjarja ndodhi në Parana.
Polici vrau bashkëshorten, 28-vjeçaren Kassiele Mendes, vajzën e tij 12-vjeçare, Amanda Menes, nënën e tij 78-vjeçare, Irene Garcia, vëllain e tij, Claudiomiro Garcia dhe më pas shkoi në shtëpinë e vjehrrës, ku vrau fëmijët e tij, 4-vjeçarin Miguel Garcia dhe 9-vjeçaren Kamili Garcia.
Sipas raportimit të mediave braziliane, shkaku i kësaj tragjedia ishte se 37-vjeçari mësoi se gruaja e tij donte të ndahej me të.
Pas kësaj masakre ai vrau edhe dy të rinj të cilët ishin kalimtarë që rastisën afër tij, 17-vjeçarin Kaio da Silva dhe 19-vjeçarin Luiz Becker. Në fund, Fabiano Garcia i dha fund jetës brenda makinës së tij.