Ballina Lajme Martohet princi i Bruneit në një ceremoni 10 ditore, i njohur përmes...

Martohet princi i Bruneit në një ceremoni 10 ditore, i njohur përmes rrjeteve sociale për jetën luksoze. Babai i tij ndër më të pasurit në botë

5

Brunei të dielën festoi dasmën e Princit Abdul Mateen, djalit të monarkut më jetegjatë në botë, Sulltanit Hassanal Bolkiah, në një ceremoni madhështore 10-ditore në sulltanatin e pasur me naftë. Princi dhe nusja e tij Anisha Rosnah, mbesa e një prej këshilltarëve kryesorë të babait të tij – morën pjesë në një nga ceremonitë e shumta mbretërore përpara se të merrnin pjesë në një paradë nëpër rrugët e kryeqytetit të Bruneit, Bandar Seri Begawan.

Udhëheqësit nga vendet fqinje u panë të pranishëm në ceremoninë e dasmës mbretërore të së dielës. Festimet nisen më 7 janar dhe do të zgjasin deri më 16 janar. Princi Abdul Mateen, 32 vjeç, ishte i veshur me uniformë ceremoniale ushtarake. 5,000 të ftuarit special përfshinin mbretër nga Arabia Saudite dhe Jordania, si dhe presidenti i Indonezisë Joko Widodo dhe lideri i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr.

 

Princi Abdul, është fëmija i 10-të i Sulltanit te Bruneit dhe nuk ka asnjë pretendim për fronin, por profili i tij është rritur jashtëzakonisht. Stili i tij luksoz i jetesës është thellësisht i dukshëm në platformën e mediave sociale: superjahte, kafshë shtëpiake ekzotike, hotele të klasit botëror dhe avionë privatë, të ndërthurur me angazhimet zyrtare mbretërore në mbarë globin e kanë shndërruar princin e Bruneit si një nga djemtë më të preferuar nga vajzat aziatike.

Sulltani i Bruneit është renditur ndër individët më të pasur në botë. Që nga viti 2023, Hassanal Bolkiah thuhet se ka një vlerë neto prej 30 miliardë dollarësh. Princi Mateen e ka fituar famën e tij vitet e fundit duke shoqëruar të atin në angazhimet diplomatike, duke përfshirë kurorëzimin e mbretit Charles dhe funeralin e Mbretëreshës Elizabeth në 2022.