Një vrasës shqiptar që goditi viktimën e tij 62 herë me thikë është në mesin e 200 kriminelëve më të rrezikshëm të vendit që do të deportohen për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit në burgjet shqiptare.
Ky deportim do të bëhet sipas një marrëveshjeje të shpallur të mërkurën, mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Bëhet fjalë për Erlin Hasën, 35 vjeç, i cili u dënua me burgim të përjetshëm pasi vrau me thikë një 43-vjeçar në një rrugë të Birminghamit. Hasa është një nga 15 vrasësit shqiptarë që do të transferohen për të vuajtur dekadat e mbetura të dënimit në burgjet shqiptare. 200 kriminelët përfshijnë gjithashtu tetë përdhunues dhe 17 kriminelë që vuajnë dënimin e përjetshëm.
Transferimi vjen pas muajsh negociatash midis zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë (MD) në të dy vendet pasi Rishi Sunak diskutoi për herë të parë planin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në bisedimet në Doëning Street në muajin mars. Kjo do t’i kursejë qeverisë miliona paund pasi kostoja e financimit të burgjeve në Shqipëri është një e treta e asaj në Britani, si dhe lirimi i hapësirës në burgjet e mbipopulluara të Britanisë së Madhe.
Ndërkohë, 200 shqiptarë, të cilët kanë qenë të gjithë të burgosur për të paktën katër vjet, do të vuajnë dënimin në Shqipëri, ashtu sicc do të duhej ta kryenin atë në MB. Kjo do të thotë se gjykatat shqiptare do të duhet të rishikojnë dënimin e atyre me burgim të përjetshëm në MB sepse afati minimal i jetës në shtetin ballkanik është 60 vjet.