Ballina Lajme Marjana Semini betohet para Presidentit Begaj si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese

Marjana Semini betohet para Presidentit Begaj si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese

2

Marjana Semini është betuar këtë të hënë (9 janar) para Presidentit Bajram Begaj, si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese. Pas betimit të Seminit, Kreu i Shtetit deklaroi se roli i Gjykatës Kushtetuese në ruajtjen dhe mbrojtjen e balancave të shtetit të së drejtës dhe realizimin e drejtësisë kushtetuese ëshë thelbësor dhe i qënësishëm në një demokraci funksionale.

Betimi i znj. Marjana Semini sot si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese shënon fillimin e mandatit të gjyqtarit të nëntë të këtij institucioni, duke plotësuar dhe siguruar mirëfunksionimin tërësor të kësaj gjykate me të gjithë trupën e saj.

Roli i Gjykatës Kushtetuese në ruajtjen dhe mbrojtjen e balancave të shtetit të së drejtës dhe realizimin e drejtësisë kushtetuese ëshë thelbësor dhe i qënësishëm në një demokraci funksionale”, shkruan Begaj në rrjetin social Facebook.

Mariana Semini u zgjodh më 23 dhjetor anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Asnjë prej tre kandidatëve nuk mundi  të siguronte shumicën e cilësuar të votave, dhe në këtë kuadër kandidati i cili renditej i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtës, Mariana Semini u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Semini siguroi 58 vota, Ardian Dvorani 14 vota dhe Arta Vorpsi 2 vota.

/rtsh.al/