Ballina Lajme Manja i përmend arrestimin Berishës: Ty do të të njoftojmë një javë...

Manja i përmend arrestimin Berishës: Ty do të të njoftojmë një javë para

0

Gjatë seancës së sotme, nga foltorja e Kuvendit Sali Berisha ka akuzuar ministrin Ulsi Manja se nxori sekretin hetimor sa i takon daljes së njoftimin se SPAK do të arrestonte Vangjush Dakon.

Manja gjatë fjalës së tij nuk i ka kursyer ironitë dhe mesazhet për Berishën, duke i thënë që të mos mërzitet, pasi atë do ta njoftojë një javë para.

“Mos të mërzitet për Dakon, se Saliun do ta njofton 1 javë para. Meqë më thatë se kam nxjerrë sekretin, se për Saliun, për moshën që ka do e njoftoj një javë para’’, tha Manja.