Ballina Lajme Manja: 21 Janari krim shtetëror, dosja duhej të ishte në SPAK

Manja: 21 Janari krim shtetëror, dosja duhej të ishte në SPAK

2

Në një dalje për mediat Ministri  Drejtësisë Ulsi Manja i ka bërë thirrje SPAK të hetojë 21 Janarin, të cilin e konsideroi krim shtetëror.

“21 janari është krim shtetëtor. Është akt i pastër terrorist i shtetit mbi qytetarët e tij dhe nuk ka asnjë justifikim. Kushdo që përpiqet të justifikojë këtë krim shtetëtor, kryen një krim të ri sepse jeta e secilit prej nesh nuk mund të trajtohet si lojë e pushtetit politik. Janë vrarë në demokraci, nga pushkët e pushtetit në dyert e kësaj Kryeministrie.

Sot 12 vjet pas këtij krimi shtetëror përpos deklarimeve të ish –Kryeministrit Berisha që vazhdon të deklarojë se ata i vrau shteti, nga mbrëmë në darkë ka një provë materiale që provon katërcipërisht se kush janë urdhëruesit dhe autorët e vërtetë të këtyre vrasjeve që u morën jetën 4 më të mirëve ndër ne. Dosja nuk mund të quhet e hetuar për sa kohë nuk ëhstë konsideruar klrim shtetëror. Kjo dosje nuk duhe ttë vazhdojë të bëjë ping pongun sa një prokuror tek tjetri. Nën dritën e kësaj priove të re dhe të tjerave që pritet të dalin do duhej të ishte transferuar me kohë në SPAK. Madje për ngarkesën e madhe që ka duhej të kishte shkuar atje qysh ditën 1 të krijimit të SPAK”, tha Manja.