LEZHË- Aksident në Lezhë. Një grua identiteti i së cilës nuk është i ditur ka mbetur e plagosur mëngjesin e sotëm në Lezhë pasi humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me grilat e një biznesi. Aksidenti ndodhi në lagjen ‘Nënë Tereza’ dhe e plagosura u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajon të Lezhës ku është nën kujdesin e mjekëve.
Fatmirësisht në momentin e ngjarjes, dyqani ishte i mbyllur duke mos shkaktuar të plagosur të tjerë. Ndërkohë policia nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.