Ballina Lajme Makina përplas për vdekje shqiptarin në Itali,ishte babai i tre fëmijëve

Makina përplas për vdekje shqiptarin në Itali,ishte babai i tre fëmijëve

1

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 57-vjeçari shqiptar në Novara të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se Ndriçim Binjaku ishte duke ecur në këmbë në rrugë kur u përplas nga një makinë që e hodhi disa metra tutje.

57-vjeçari jetonte prej vitesh me familjen e tij në via Gorizia dhe ishte punëtor në një kompani inxhinierike në zonën e Novarës.

Përplasja ishte shumë e fortë dhe shqiptari gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

Në timonin e makinës mësohet se ishte një 49-vjeçar nga Trecate. Ai u ndalua nga policia dhe iu nënshtrua testit të alkoolit dhe drogës. Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.

Ndriçim Binjaku ishte baba i 3 fëmijëve.

“Ura”, shoqata që bashkon komunitetin shqiptar në territorin lokal, i ka dedikuar 57-vjeçarit një postim në rrjetet sociale: “I shprehim ngushëllimet tona familjes . Njoftojmë bashkëpatriotët tanë që të bëhen bashkë për të ndihmuar familjen në këtë tragjedi”.