Ballina Lajme Makina përplas për vdekje një grua në autostradë. Shoferi largohet nga vendngjarja

Makina përplas për vdekje një grua në autostradë. Shoferi largohet nga vendngjarja

1

MILOT- Aksident me vdekje në autostradën Laç-Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Laç-Lezhë.

Një grua mbeti e vdekur në vend si pasojë e përplasjes nga mjeti.

Dyshohet se e ndjera mund t’i ketë prerë rrugën mjeti që e përplasi me trafikndarësen dhe në asfalt.

Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes duke rënduar pozitën e tij.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia e grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.