Ballina Lajme Makina përplas për vdekje këmbësorin në Lushnje

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Lushnje

30

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bypassin e Lushnjes.

Makina tip “Toyota”, e drejtuar nga një 28-vjeçare ka përplasur një person rreth 65-vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.  Drejtueses së automjetit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 29.10.2023, në aksin rrugor Plug-Saver, shtetasja A. J., 28 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka askidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtueses së automjetit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e 65-vjeçarit që humbi jetën.