Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth mesnatës në aksin rrugor “Fier-Patos”. Një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur me pasojë vdekjen një 50-vjeçar. Sipas policisë, drejtuesi është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili është larguar nga vendngjarja.