Një makinë është përfshirë nga zjarri në Rrugën e Dibrës në Tiranë.
Policia bën me dije se makina me drejtues shtetasin E. Ll., ka qenë në lëvizje në momentin që është përfshirë nga flakët.
Sipas njoftimit të policisë, automjeti tip “Benz” është blerë ditën e sotme nga një koncensionar automjetesh dhe drejtuesi i tij po qarkullonte me targa provizore.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet ka rënë aksidentalisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.