Një aksident rrugor me pasojë plagosjen një 60-vjeçari ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit. Personi që ka mbetur i plagosur është përplasur nga një makinë gjatë kohës që po lëvizte me biçikletë. Policia bëri të ditur se 60-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 14:45, në lagjen nr. 4, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. T, ka përplasur shtetasin P. P., rreth 60 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.