Shkodër- Një aksident u regjistrua në qendër të qytetit të Shkodrës këtë mbrëmje.
Një automjet me targa të huaja ka përplasur një këmbësor i cili është dërguar në spitalin rajonal të qytetit.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e Parrucës, ndërkohë policia shkoi në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.