Ballina Lajme Makina bie në lumin Shkumbin në aksin Elbasan-Librazhd

Makina bie në lumin Shkumbin në aksin Elbasan-Librazhd

5

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në Librazhd, ku një autoveturë me targa greke ka përfunduar në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak është bërë lagështia në rrugë, e cila ka sjellë humbjen e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.

Raportohet se 35-vjeçari u nxor menjëherë nga rrjedha e lumit dhe është transportuar me urgjencë për në spital.