Ballina Lajme Lushnjë, rriten ndjeshëm nga fermerët aplikimet për financimin e mbjelljes së grurit

Lushnjë, rriten ndjeshëm nga fermerët aplikimet për financimin e mbjelljes së grurit

2

Aplikimet për financimin e mbjelljes së grurit, janë rritur ndjeshëm nga fermerët në Lushnjë. Çdo ditë pranë këtyre zyrave aplikojnë 30 fermerë. Aplikimet për këtë masë mbështetëse kryhen përmes e-Albania dhe janë hapur deri në datën 23 shtator 2022.

Teksa e kanë të dëshmuar se skemat mbështetëse po funksionojnë, dhe të kënaqur sidomos me naftën, fermerët në Lushnjë nuk po humbasin rastin për t’u bërë edhe përfitues të mbështetjes për grurin. Madje, ndodh që vendimin e marrin edhe në moment, teksa ndodhen pranë zyrave të bujqësisë për të tërhequr kartat e naftës. Çdo dite pranë këtyre zyrave në Lushnjë aplikojne 30 fermerë.

Masa e ndihmës është 30 mijë lekë për çdo hektarë grurë të mbjellë. Kultivuesit e grurit janë te dyzuar për shumën që shteti subvensionon në këtë kulturë. Me çmimet e rritura te plehrave dhe punimit të tokës bujqësore, kosto për mbjellje e tejkalon shumën që jep shteti.

Në dt. 23 shtator përfundon afati për t‘u bërë pjesë e përfitimit të skemës prej 30 mijë lekësh për ata që mbjellin 1 ha grurë. Deri tani mbi 7 mijë aplikantë jane regjistruar në qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

 /rtsh.al/