Ka nisur shpërndarja e naftës për fermerët. Përllogaritja e sasisë që do të përfitojnë nga skema është bërë në bazë të kulturave të mbjella.
Me qindra fermerë në Lushnje, Fier dhe Vlorë po pajisen me kartën e naftës.
Fermerët që aplikuan të parët pas thirrjes së Ministrisë së Bujqësisë, për skemat subvensionale, janë kontigjenti që po tërheqin kartat e naftës.
Fillimisht po shpërndahet nafta për sipërfaqet e tokës së mbjellë me kultura pranverore.
Për drithërat jepet 63 litër naftë për ha, për drufrutoret 81 litër për ha, për perimet 81 liter për ha dhe për foragjeret 96 l / ha.
Në total në Agjensinë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Lushnje po shpërndahen 588 karta nafte për Lushnjen, 480 për Fierin, 180 për Gjirokastrën, 97 për Vlorën dhe 197 për Divjakën.
Gazetar: Omer Saraçi
/rtsh/