Ballina Lajme Lushnjë, asnjë aparaturë për mamografinë funksionale

Lushnjë, asnjë aparaturë për mamografinë funksionale

8

Në qytetin e Lushnjës nuk funksionon asnjë prej aparaturave të mamografisë.

Spitali “Ihsan Çabej” nuk u ofron grave dhe vajzave  shërbimin për kontrollin e gjirit, ndonëse që prej muajit tetor ka nisur nje fushatë sensibilizuese për parandalimin e kancerit të gjirit.

Një mjek i spitalit të Lushnjës i tha Euronews Albania se pajisja është jashtë funksionit dhe se nuk ka një afat kur mund të jetë sërish e disponueshme për kontrolle.

As pajisja në poliklinikën e qytetit nuk funksionon.

Sipas punonjëseve të poliklinikës aparatura e mamografisë është jashtë funksionit prej dy muajsh.