Seul- ngjan si një bilanc lufte! Ka shkuar në 151 numri i viktimave që kanë humbur jetën gjatë festimeve të Halloweeni-t në Korenë e Jugut, 19 prej të cilëve shtetas të huaj.
Qeveria metropolitane e Seulit thotë se ka marrë raportime për 355 persona të zhdukur që nga përplasja në Itaewon.
Denoncimet bëhet me dije se po i kalojnë policisë.
Viktimat u shtypën nga një turmë e madhe që po shtynte përpara në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Halloween-it pranë hotelit Hamilton në zonën Itaewon.
Pamjet në mediat sociale treguan shumë viktima të shtrirë në rrugë derisa punëtorët nga shërbimet e urgjencës kryenin CPR tek ata në përpjekje për t’i këndellur.
Choi Seong-beom, shefi i departamentit të zjarrit Yongsan të Seulit, tha se numri i të vdekurve mund të rritet, me 150 persona të lënduar dhe disa prej tyre në gjendje kritike në spital.
Shumica e trupave janë dërguar në spitale, ndërsa pjesa tjetër po dërgohen në një palestër aty pranë në mënyrë që të mund të identifikohen, shtoi ai.
Më shumë se 800 personel i shërbimeve të urgjencës u vendosën në rrugë për të trajtuar të lënduarit, duke përfshirë të gjithë personelin në dispozicion në Seul.