Ushtria e Ukrainës ka deklaruar se ka kryer një tjetër sulm shkatërrues ndaj trupave ruse. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se rreth 500 trupa ruse u vranë ose u plagosën në një goditje pranë Chulakivka, një qytet në rajonin jugor Kherson të Ukrainës.
“Armiku vazhdon të pësojë humbje. U konfirmua se Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës goditën një fortesë të trupave dhe pajisjeve të armikut pranë Chulakivka, rajoni Kherson. Rreth 500 trupa armike u plagosën dhe u vranë“, tha Shtabi i Përgjithshëm.
Moska nuk e ka komentuar publikisht mbi këto pretendime. Ministria ruse e Mbrojtjes ka pranuar se 89 ushtarakë u vranë në sulmin e Vitit të Ri, gjë që do ta bënte atë një nga episodet më vdekjeprurëse të luftës për forcat e Moskës./ CNN
/rtsh.al/