Ballina Lajme Politike Luan Baçi në Levan u bëri thirrje banorëve rom të mos bien...

Luan Baçi në Levan u bëri thirrje banorëve rom të mos bien preh e rilindësve të cilët përpiqen t’i manipulojnë me ndihma lëmoshë.

1

 

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Evdar Kodheli është takuar me banorët e komunitetit rom në Levan. Në njoftimin e dhënë nga ky subjekt elektoral shkruhet ‘‘Të braktisur nga politikat diskriminuese të pushtetit vendor e qendror, komuniteti rom në Levan, iu bashkua njëzëri thirrjes për ndryshim në 14 Maj. Në zonë mungon gjithçka, çdo shërbim bazik, dëshmi e braktisjes totale nga ana e qeverisjes vendore. Bashkë me drejtuesin politik të qarkut, Luan Baci, dëgjuam problematikat e shumta që shoqërojnë prej vitesh këta banorë , të mbartura ndër vite, dhe pa zgjidhje , ende edhe sot.

Shtrënguam duart miqësisht, me premtimin për më shumë shërbime, e projekte konkrete që synojnë arsimimin, fuqizimin në tregun e punës , përfshirjen sociale, dhe integrimin e tyre duke u fokusuar veçanërisht tek të rinjtë. Të vetëdijshëm se politika i ka përdorur vetëm për votë, këtë herë prej tyre, morëm premtimin për mbështetje të plotë në 14 Maj, dhe vendosmërinë për t’iu përgjigjur me votë arrogancës rilindëse. Mungesa e infrastrukturës bazë, ekonomia joformale dhe mospërfshirja sociale, ishin disa nga problematikat më madhore që na përcollën banorët e komunitetit rom në Levan, në takimin elektoral të zhvilluar në zonën e tyre. Të lënë në mënyrë të pamëshirshme në harresë totale , banorët shprehën njëzëri , të revoltuar , realitetin e zymtë dhe gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhen prej vitesh. Ata fajësuan plot indinjatë, për këtë situatë dëshpëruese, politikat diskriminuese, vendore e qendrore.

Duke iu kujtuar se ka ardhur koha që komuniteti rom nuk duhet të përdoret më vetëm për vota vura theksin te rëndësia e arsimimit dhe fuqizimit të tregut të punës së këtij komuniteti me qëllim integrimin e tyre , duke u fokusuar veçanërisht te projektet që zhvillojnë mekanizmin e punësimit për të rinjtë në mënyrë që ata, të jenë një zë i fuqishëm , në administratën e nesërme të bashkisë. Ndërkohë drejtuesi politik i qarkut Luan Baci, u bëri thirrje të mos bien preh e presioneve e shantazheve të rilindësve të cilët përpiqen t’i manipulojnë në çdo fushatë elektorale, me ndihma lëmoshë.