Lëvizja Socialiste për Integrim do ndryshojë emrin e partisë. Ajo tani e tutje do të quhet PLD, Partia për Liri dhe Demokraci.
Kjo forcë politike ka mbledhur Konventën Kombëtare ku ka bërë ndryshimin e statutit të partisë.
Silva Caka lexoi para të pranishmëve ndryshimet statutore ku një prej tyre është ndryshimi i emrit të partisë.
“Jam këtu për t’ju njohur me disa ndryshime në statutin e LSI. Konventa Kombëtare e LSI bazuar në nenin 11.7 të statutit të saj propozon:
Konventa ka të drejtën e ndryshmit të emrit dhe vulës së partisë. Ka të drejtën e ndryshimit të strukturave të përkohshme”, tha Caka. LSI do të quhet Partia Liri Demokraci.
Gjatë Konventës, emri i ri i LSI-së nuk është bërë publik nga zyrtarët e saj, por është lënë që këtë ta zbulojë ish-Presidenti, Ilir Meta.
I pyetur nëse do të formojë parti të re, Meta tha sot: “Partia e referendumit na pret. Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendumi do të jetë shpata e demokleut mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë”.