Ballina Lifestyle & Showbiz Logo e Shakirës në fanellën e Barcelonës, si do të jetë reagimi...

Logo e Shakirës në fanellën e Barcelonës, si do të jetë reagimi i Gerard Pique

1

Të dielën në El Clasico, Barcelona në pjesën e përparme të fanellës e kishte të vendosur logon e firmës OVO, të reperit Drake. Kjo ndodhi sepse Drake u bë artisti i parë që këngët e tij janë transmetuar 50 miliardë herë në Spotify. Firma OVO, nuk i solli fat Barçës pasi u mposht nga Real Madrid në “Santiago Bernabeu” me rezultat  final, 3-1.

Por kjo nuk është hera e fundit që Barcelona do të vendos logo të ndonjë artisti në bluzë.

Në ditët në vijim, këngëtarja e famshme, Shakira, do të publikojë album të ri. E ekipi katalan ka një marrëveshje me Spotify për ta vendosur logon e Shakirës në fanellën e tyre.

Interesante do të jetë se Gerard Pique do të luaj me emrin e ish gruas së tij në fanellë. Por si do të jetë reagimi i spanjollit mbetët të shihet deri ditën e ndeshjes.