Ballina Lajme Lodrat plastike rrezikojnë fëmijët, ekspozimi i tepërt mund të shkaktojë aborte

Lodrat plastike rrezikojnë fëmijët, ekspozimi i tepërt mund të shkaktojë aborte

1

Mjekja toksikologe Esmeralda Thoma, ka treguar se si mund të zgjedhim lodrat më pak të dëmshme për fëmijët. Sipas saj, prindërit duhet të përpiqen të gjejnë lodra druri apo silikoni për fëmijët e tyre dhe të shmangin lodrat plastike.

Mjekja ka shpjeguar se rreziku që mund të sjellin lodrat plastike është shumë i lartë e madje ajo tregon se edhe ekspozimi i tepërt i grave shtatzënë ndaj plastikës, mund të sjellë dëmtime serioze te foshnja.

“Kështu që edhe nënat gjatë shtatzënisë nëse ekspozohen shumë shpesh dhe në doza të larta të plastikës, kjo plastikë kalon te bebja gjatë jetës intrauterine të tij duke shkaktuar probleme të ndryshme si për shembull lindje të parakohshme apo aborte spontane. Apo lindje të fëmijëve me zhvillime të theksuara të zhvillimit psikomotor të tyre.

Duhet të kemi parasysh se lodrat janë të rrezikshme, veçanërisht pas moshës 6 muajshe kur fëmijët kanë tendencën të provojnë çdo gjë. Ideja është që në çdo rast nënat dhe prindërit të përpiqen që fëmijët të lozin me lodra prej druri, por këto lodra nuk duhet të kenë veshje sipërfaqësore plastike, dhe me lodra silikoni”, është shprehur mjekja në emisionin “Shije Shtëpie”.