Trajneri i Kombëtares, Silvinjo shpjegoi në konferencë zgjedhjet e bëra për listën e Europianit.
Në fjalën e tij, tekniku kuqezi u shpreh se alternativat janë të shumta dhe se do marrë më të mirën nga grupi.
“Jam krenar që erdhi ky moment. Trajneri dhe stafi kanë falënderim të veçantë për ata që kontribuan, kam mirënjohje për të gjithë. Zgjedhjet janë bazuar në proces të gjatë studimi.
Kemi bërë zgjedhjet për të përballur me sukses një fazë finale europiani. Puna në Kombëtare është ndryshe nga klubet. Ne në miqësore i dhamë mundësi disa lojtarëve. Dera e kombëtares është e hapur. Ne provuam lojtarët që donim, por nuk kemi kohë për eksperimente. Finalet e Europianit kanë specifikë. Jam i bindur se grupi është 100 përqind. Zgjedhja ime është e vështirë, faleminderit të gjithë. Ne do shkojmë në Europian me optimizëm.
Sa i përket Berishës dhe Abrashit, po them dy fjalë. Ne pamë edhe listën e Spanjës, e pamë se de La Fuente bëri zgjedhje të vështira. Abrashi është lojtari i mirë, është mesfushori i vetëm që ka luajtur në Europianin 2016 nga lista. Medon Berishën e ndjekim prej kohës, lojtar i talentuar. Vlerësoj edhe punën e bërë nga U21, siç kishim rastin e Mitaj. Mendoj se Berisha mund të jetë gati për kombëtaren e madhe.
Për ne si staf fakti që dikush luan apo jo, nuk është kriter madhor, pasi ka lojtarë që nuk kanë luajtur për klubet, por për kombëtaren bëjnë maksimumin. Lojtarët që vijnë duhet të jenë gati 100%. Muçollin do doja ta kisha, nuk ishte gati, kam folur me doktorin, por nuk ishte gati. Sa i përket Brojës, të gjithë e njohin, është i fortë në situata 1 me 1, është rikuperuar prej 6 muajsh. Janë lojtarë që japin shumë në fushën e lojës.
Unë dëshiroja të merrja 35. Është e vërtetë që ka lojtarë që e meritojnë të jenë këtu, por nuk mund të marr. UEFA thotë 26. Disa e meritojnë, por kështu është jeta, nuk është e lehtë. Ne i kemi studiuar lojtarët në nivel individual, karakteristikat, kundërshtarin, skenarët, nuk është e thjeshtë. Pastaj në bazë të të gjithave zgjodhëm këto, por sigurisht që kemi deri në 10 lojtarë më shumë të gatshëm për të hyrë në ekip, por bëmë këtë zgjedhje. Kemi 15 ditë stërvitje, me 7 duhet të bëjmë listën përfundimtare. Më vjen keq për lojtarët, jemi në vështirësi, rregulli është 26. Për fat të keq është kështu dhe ne kemi besim te këta 27 që janë këtu.
“Kemi 3 muaj që punojmë me këtë lista. Lista ka ndryshuar disa herë. Kjo listë është produkt i 3 ditëve të fundit. Nëse ndryshon diçka? Edhe mund të ndodhë! Nuk kanë lidhje kualifikueset, Europiani ka tjetër specifikë. Provojmë të bëjmë diçka më shumë” -tha ai.