Ballina Lajme Lirohet nga qelia Erzen Breçani

Lirohet nga qelia Erzen Breçani

18

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka zbutur masën ndaj personit në hetim Erzen Breçani duke e liruar nga qelia.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi lirimi i personit nën hetim Erzen Breçani

“Urdhërohet lirimi i personit nën hetim nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër” deklaron GJKKO.

Më tej në vendim thuhet se, “urdhërohet personi nën hetim E.B., që të mos largohet nga banesa e tij e cila ndodhet në adresën, si dhe që të mos komunikojë me persona të tjerë, me përjashtim të atyre të cilët jetojnë në të njëjtën banesë” bëhet me ditur në njoftim.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe shërbimet e policisë gjyqësore përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Kujtojmë se Erzen Breçanin, u arrestua në kuadër të operacionit “Metamorfoza” më 20 nëntor 2023 .

Ish-drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, akuzohet për pastrim parash e përkrahje të personave të shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese ku dyshohet se ka qenë në dijeni të aktivitetit kriminal.

Lajmi në përditësim…

 

/rtsh.al/