Ballina Lajme Ligj i ri në Kosovë, nga sot “testi i virgjërisë” konsiderohet vepër...

Ligj i ri në Kosovë, nga sot “testi i virgjërisë” konsiderohet vepër penale.

2

“Testimi i virgjërisë”, konsiderohet vepër penale me kodin e ri që votoi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme.

Ministria e Drejtësisë përmes së cilës kanë kaluar ndryshimet në këtë kod, konsideron se kërkimi i këtij testi do të sanksionohet pasi  shkel të drejtat themelore.

“Po ashtu është paraparë si vepër e re penale Testimi i virgjërisë, kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se ky është test mjekësor i panevojshëm përmes së cilit shkelen të drejtat themelore njeriut”, thuhet te masat ndëshkuese që ka publikuar këshilltari i Ministres Albulena Haxhiu, Flamur Pireva, raporton gazeta ekspres.

“Andaj synojmë që të sigurohet rritja dhe përputhshmëria e kornizës ligjore të Kosovës me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të cilat i ndalojnë kontrollimet e detyruara të virgjërisë ka bërë ndryshimet e nevojshme në këtë aspekt”, thuhet më tej tek masat ndëshkuese.

Qeveria e Kosovës, ka miratuar sot ndryshimin në Kodin Penal, përmes së cilit parashihen dënime më të ashpra për të dënuarit për dhunë në familje, sulm seksual e dhunimit.

Përveç kësaj, me kodin e ri të dënuarit për sulm seksual dhe dhunë në familje, do të përballen me masa të rënda sipas ndryshimeve të Kodit Penal. Atyre parashihet t`u ndalohet kandidimi në pozita publike në periudhën nga 3-10 vjet në të gjitha nivelet. Gjithashtu atyre do tu ndalohet edhe marrja e patent shoferit.