Ballina Lajme Liberalizimi i vizave/ Presidentja e KE takon Kryeministrin Kurti: Kosova ka përmbushur...

Liberalizimi i vizave/ Presidentja e KE takon Kryeministrin Kurti: Kosova ka përmbushur të gjitha standartet.

1

Në kuadër të vizitës së saj në Kosovë, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen është takuar me Kryeministrin Albin Kurti. Liberalizimi i vizave ishte kryefjala e takimit mes tyre. Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Von der Leyen shkruan se Kosova i ka përmbushur të gjitha standartet lidhur me liberalizimin e vizave ndërsa shprehu mbështetjen e KE në këtë çështje.

E di se sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për Kosovën, AlbinKurti. @EU_Commission beson se i keni përmbushur të gjitha standardet. Diskutimet kanë rifilluar. Ne do të mbështesim me çdo mundësi”, shkruan Von der Leyen.