Ballina Lajme Liberalizimi i vizave, Ambasadorët e BE miratojnë tekstin e kompromisit për Kosovën

Liberalizimi i vizave, Ambasadorët e BE miratojnë tekstin e kompromisit për Kosovën

1

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë “vulosur” tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Lajmi është njoftuar nga Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit ku bën me dije se Kosova po ecën përpara në rrugën evropiane.

Ambasadorët e BE-së miratuan tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën përpara miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së”, thuhet në njoftim.

Njohësi i çështjeve evropiane, Demush Shasha e konsideron vendimin e sotëm të ambasadorëve si një hap të fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave.

Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave. Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, ka shkruar Shasha.

/rtsh.al/