Policia e Fierit ka vene ne pranga nje 45-vjeçar nga Vlora per armembajtje pa leje. Ne vijim te punes per rritjen e parametrave te sigurise, parandalimit dhe goditjes se paligjshmerise, si edhe ne baze te informacioneve te siguruara ne rruge policore, sherbimet e Komisariatit te Policise Fier kane organizuar dhe finalizuar operacionin policor te koduar “Mbrostari”. Gjate kontrollit te automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi ne cilesine e proves materiale nje arme zjarri pistolete dhe 1 kreher me 12 fisheke.