Një kontejner me banane është gjetur i hapur në portin e Durrësit këtë mëngjes.
Autoritetet dyshojnë për drogë, e për pasojë në polici janë shoqëruar 30 punonjës të sigurisë portuale në Durrës si edhe punonjës që veprojnë në sheshin e kontejnerëve.
Abcnews.al raporton se në kontejnerin që është hapur para skanerit mungojnë disa arka me banane.
Policia dyshon se brenda kontejnerit mund të ketë pasur lëndë narkotike.
Kontejneri ka ardhur nga Amerika Latine disa ditë më parë.