Një tërmet me magnitudë 3.6 Rihter ka ‘shkundur’ qytetin e Vlorës. Lëkundjet janë ndjerë në orët e para të mëngjesit: 02: 50. Tërmeti kishte një thellësi 22 km dhe ishte 11 km në jug të Vlorës.
Tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët e Vlorës. Nga tërmeti që u shënua këtë të hënë fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.