Ballina Rajoni Lëkundje të forta tërmeti në Greqi

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi

1

Tërmete me magnitudë mbi 4 ballë kanë tronditur rajonin e Evias në Greqi rreth orës 6:32 të mëngjesit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Atikë.

Tërmeti i parë ka ndodhur pak pas orës 6:30 të mëngjesit të së martës dhe është ndjerë veçanërisht në Atikë. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me magnitudë 4.8 Rihter dhe epiqendra e tij ishte Evia.

Tërmeti ka ndodhur në orën 6:32 me qendër 9 km në juglindje të zonës Zarakes. Tërmeti kishte një thellësi fokale prej vetëm 13.3 km dhe për këtë arsye u ndje veçanërisht në disa zona.

Pak minuta pas tërmetit 4.8 Rihter, pasoi një tërmet 3.2 Rihter me qendër në të njëjtën zonë. Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.