Ballina Lajme Lejoi të dilte jashtë Shqipërisë një të kërkuar, kush është efektivi i...

Lejoi të dilte jashtë Shqipërisë një të kërkuar, kush është efektivi i arrestuar në Portin e Durrësit. I dyshuari u kap me 522 mijë euro vitin e kaluar

17

Gledis Lushi, oficer policie me detyrë ndihmës kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit u arrestua mbrëmjen e kaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore me akuzën se kishte lejuar të dilte jashtë vendit një person të shpallur në kërkim nga policia.

Sipas burimeve, Lushi kishte lënë të kalonte shtetasin Elidon Çela, pronari i kompanisë ‘Buon Aventura’, i cili 1 vit më parë u kap me 522 mijë euro të padeklaruara në një furgon në emër të kësaj kompanie që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë.


 

Pas arrestimit, për të gjykatat e kishin lënë me masë më të butë, por në 14 shtator Gjykata e Lartë riktheu atë në arrest në burg dhe u shpall në kërkim. Por ai ka kaluar në Portin e Durrësit më 17 shtator dhe është lejuar nga polici Gledis Lushi të kalojë në mënyrë të paligjshme. Çela ra në prangat e policisë pasi u rikthye në Shqipëri.