Një adoleshente është larguar nga banesa e saj në Vlorë. Largimin e saj e ka denoncuar në polici i ati, 40-vjeçari me iniciale M.L, ditën e djeshme.
“Më datë 29.07.2022, shtetasi M. L., 40 vjeç, ka kallëzuar se i është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 17 vjeçe dhe nuk është kthyer më”, njofton policia.
Ndërkohë, po punohet për gjetjen e vajzës, ndërsa ende nuk dihen arsyet e largimit të saj nga banesa.