Më datë 04.09.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi S. A., banues në Strum, Roskovec, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, nëna e tij, shtetasja H. A., 65 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të shtetasit S. A. vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e 65-vjeçares. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.