Ballina Lajme Lanë pas dy fëmijë, ky është çifti shqiptar që humbën jetën në...

Lanë pas dy fëmijë, ky është çifti shqiptar që humbën jetën në mënyrë tragjike në New York

3

Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e djeshme në New York, ku aktori shqiptar, Florind Belliu, hodhi bashkëshorten, Ornela Belliun, nga kati i 6 i pallatit ku banonin dhe më pas u hodh dhe vetë.

Personat që shihni në foto janë Florind Belli dhe Ornela Belliu të cilët u gjetën të vdekur ditën e djeshme nga policia vendase.

Çifti kishte dy fëmijë, 6 dhe 2 vjeç, ndërsa ende nuk dihen rrethanat se për cilat ishin arsyet që e shtynë çiftin të ndërmarrin një akt të tillë.

Ndërkohë më herët hetuesit thanë se dyshojnë se vdekja e tyre nuk ishte pjesë e një pakti vetëvrasës, por një përleshje që u kthye që përfundoi në tragjedi.