Zjarr në vendin e njohur si “burimi e lajthisë” në Dukas të Patosit. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes era po favorizon flakët dhe zjarri po përhapet në grykën e kodrave duke shkuar drejt Margëlliçit,duke djeg ullinj të rinj dhe shekullorë. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.