Ballina Lajme Kronike Lajmi i Fundit/Aksident në Fier,humb jetën 50 -vjeçari.

Lajmi i Fundit/Aksident në Fier,humb jetën 50 -vjeçari.

5

Një automjet ka përplasur një person dhe për pasojë ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur pranë kthesës së Patosit në Fier.

Njoftimi i Policisë

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.