Shpërthen papritur krimi në Shqipëri.
Pas vrasjes së Zef Gurit në Dukagjin dhe plagosjes së djalit të tij, Gjinit, një tjetër përleshje me armë ka ndodhur në Malësinë e Madhe.
Mësohet se në sherr janë përfshirë tre persona, dhe njëri prej tyre ka marrë një plumb në shpatull.
I plagosuri u dërgua në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.
Brenda 24 orëve kanë ndodhur tre atentate në vend ku kanë mbetur të vrarë 3 persona dhe janë plagosur 5 të tjerë.